Biznes

Gjykata refuzon ndalimin e shitjeve të pajisjeve Samsung në SHBA

Dec 18 2012
0 Shpërndarje
Gjykata refuzon ndalimin e shitjeve të pajisjeve Samsung në SHBA

Këtë vere në “gjyqin e shekullit” gjykata amerikane vendosi në favor të Apple, ku arriti në përfundimin se Samsung ka shkelur patentat e Apple dhe urdhëroi pagesën prej një miliardë dollarë si dëmshpërblim.

Por sot situata erdhi deri te një rikthim. Gjykatësja Lucy Koh refuzoi kërkesën e Apple për ndalimin e shitjes të 26 prodhimeve të Samsung në Amerikë për të cilat juria vendosi se kanë shkelur të drejtat e patentave të Apple.

Koh pranon se ekziston mundësia që me shkeljen e patentave Samsung i ka marrë blerës Apple-it, por nuk ka ndonjë frikë se do të kërcënojë seriozisht bazën e përdorueseve dhe pozitën në treg të Apple-it.

Gjithashtu, Koh theksoi se “duket qartë që Samsung ka shkelur patentat e Apple, por Apple nuk ka arritur të vërtetojë se kjo ka ndikuar në rënien e shitjeve të prodhimeve të tyre.”

Kjo është një gjë shumë e mirë për Samsung, i cili në periudhën e festave megjithatë do të mund ti shesë prodhimet e veta amerikanëve. Njëkohësisht kërkesa për një rigjykim u hodh poshtë.

 Apple urdhërohet ti paguaj VirnetX 368 milionë dollarë për patentat

Apple sigurisht do të ankohet për vendimin më të ri të gjykatës, por sipas fjalëve të ekspertëve, ky proces do të zgjas së paku tre vjet, gjë që Samsung-ut i jep mjaft hapësirë, si në atë ligjore, po ashtu edhe në atë të biznesit, sepse do të ketë mjaft kohë për shitjen e pajisjeve ekzistuese dhe ato të ardhshme. (PCWorld Albanian)

Samsung-vs-Apple

Tags >

patenta
Lajmet e fundit>