Lajmet

Gjykatësi me Apple në çështjen Psystar

Nov 16 2009
0 Shpërndarje
Gjykatësi me Apple në çështjen Psystar

Të premten, gjykatësi amerikan William Aslup aprovoi kërkesën e Apple për një gjykim përmbledhës duke refuzuar kundërkërkesën e Psystar.

“Psystar ka shkelur të drejtën ekskluzive të riprodhimit të Apple, të drejtën për shpërndarje dhe të drejtën për të krijuar derivate të produkteve” ka shkruar Aslup ndër të tjera në urdhëresën e postuar në sitin gjyqsor Groklaw.net.

Apple e nisi këtë proces në Korrik 2008, pasi Psystar kishte disa muaj që shiste klone të Mac. Kompania u mbrojt me pretekstin se kishte të drejtën të instalonte kopje të Mac OS X ne pajisje jo-Mac, por Apple e kundërshtonte këtë me një ndër termat e marrveshjes së sistemit të sajë, që shprehej qartë se sistemi lejohet të instalohet vetëm në kompjutera Apple.

Një ndër pretendimet e Psystar ishte përdorimi i drejtë. Por gjykatësi e ka refuzuar atë duke komentuar se kompania “as nuk është përpjekur të adresojë katër faktorët që përcaktojnë përdorimin e drejtë”. Gjithashtu e drejta e shitjes së parë, përmendur nga Psystar është hedhur poshtë nga Aslup, duke saktësuar se kjo doktrinë i referohet kopjeve të plera në mënyrë të ligjshme dhe jo atyre të prodhuara

Lajmet e fundit>