Siguri

Gjyqësia amerikane kërkon informata të llogarisë së WikiLeaks në Twitter

Jan 8 2011
0 Shpërndarje
Gjyqësia amerikane kërkon informata të llogarisë së WikiLeaks në Twitter

Julian Assange, themeluesi i WkiLeaks ka thënë se beson se kompani tjera të internetit si Facebook dhe Google gjithashtu mund të jenë urdhëruar që të dorëzojnë informacione rreth tij dhe kolegëve të tij. Gjykata e qarkut në Distriktin Lindor të VIrgjinias në SHBA i ka bërë thirrje Twitter-it që të dorëzojë mesazhe private, informacione të faturimit, numra të telefonit, shënime të lidhjeve dhe informacione tjera rreth llogarive të udhëhequra nga Assange dhe të tjerët.

Thirrja gjithashtu ka vënë në cak edhe analistin e Ushtrisë Amerikane Bradley Manning, për të cilin dyshohet se ka furnizuar faqen me informata të sekrete, Brigitta Jonsdottir, një parlamentare e Islandës dhe bashkëpunëtore të WikiLeaks, dhe hakerin holandez Rop Gonggrijp dhe programerin  amerikan Jacop Appelbaum, të cilët kanë punuar me WikiLeaks në të kaluarën.

Thirrja e lëshuar me datë 14 dhjetor, ka kërkuar informata që datojnë prej 1 nëntorit të vitit 2009. Assange në anën tjetër reagoi ndaj vendimit duke e cilësuar si shqetësim dhe ka thënë se do ta luftojë atë. “Nëse qeveria Iraniane do të tentonte të merrte informata rreth gazetarëve dhe aktivistëve të shteteve të huaja, grupet për të drejtat e njeriut anembanë botës do të bënin zhurmë” tha ai në një deklaratë.

Në anën tjetër Twitter ka hedhur poshtë mundësinë për të komentuar ndonjë gjë, duke thënë se politika e saj ka të bëjë me paralajmërimin e përdoruesve (kur është e mundshme), për kërkesa të qeverive rreth informatave.  /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>