Vëzhgim

Gjysma e adoleshentëve amerikanë përdorin rrjete shoqërore

Aug 27 2011
0 Shpërndarje
Gjysma e adoleshentëve amerikanë përdorin rrjete shoqërore

Kjo është hera e parë në studimet e bëra nga Pew Internet që 50 përqind e të gjithë adoleshentëve amerikanë përdorin rrjetet shoqërore.

65% e përdoruesve adoleshentë të internetit janë aktivë në rrjetet shoqërore, duke shënuar një rritje prej 4% në krahasim me vitin e kaluar. Ndryshimi i madh është për moshat 50-64 vjeçar, ku përdorimi është rritur nga 20 në 32%.

Në një studim tjetër të Pew ishin pyetur adoleshentët online për t’i përshkruar rrjetet shoqërore. “Mirë” ishte përgjigjia më e popullarizuar, ashtu edhe siç është paraqitur në fotografi.

Në fotografinë e paraqitur është e vështirë të shihen fjalët “prishëse”, “të bezdisshme” dhe “të mërzitshme”. Pastaj edhe “okay” ishte përgjigjie e shpeshtë.

Sondazhi nga Pew Internet ishte bërë me thirrje telefonike dhe telefona celularë në mes 26 prillit dhe 22 majit, 2011, ku u përfshin 2,277 adoleshentë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>