Analiza

Gjysma e amerikanëve kanë një smartfon

Jun 7 2013
0 Shpërndarje
Gjysma e amerikanëve kanë një smartfon

smartfonetËshtë e ditur që numri i përdoruesve të telefonave të mençur, apo të njohur ndryshe si smartfon është duke u rritur vazhdimisht.

Nuk duhet shumë hapa për të bërë në rrugë dhe sheh njerëz të ndryshëm të cilët ose janë duke shikuar për ndonjë lajm, ose janë duke luajtur me të, ose janë duke folur me anë të smartfonëve. Sipas një raporti të fundit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numri i përdoruesve të smartfonëve ka arritur vlerën më të madhe që e ka pasur ndonjëherë: më tepër se gjysma e popullsisë tani e posedon një smartfon.

Qendra Hulumtuese Pew dhe Projekti për Jetën Amerikane kanë lëshuar një raport që e mbështesin atë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 56 për qind e adoleshentëve janë posedues të smartfonëve. Për momentin 91 për qind e njerëzve në SHBA përmbajnë një telefon celular dhe 35 për qind janë telefona jo smartfonë.

Grupmosha të ndryshme të njerëzve duket që përzgjedhin të përdorin smartfonë. Derisa adoleshentët janë përdoruesit më të mëdhenj të tyre me rreth 80 për qind të posedimit të një smartfoni, numri i njerëzve të moshës 65 vjeçare ose që janë më të vjetër që zgjedhin smartfon është po ashtu duke u rritur. Sipas Pew, 18 për qind e njerëzve të moshës 65 vjeçar e më të vjetër posedojnë një smartfon, në krahasim me 13 për qind sa ishte vitin e kaluar.

Tani shtrohet pyetja: Cili sistem operativ është duke u pëlqyer më tepër?

Ekziston një dallim i vogël mes numrit të përdoruesve të sistemit Android dhe të tyre që kanë iOS. Androidi kryeson me 28 për qind, kurse iOS me 25 për qind. BlackBerry ka 4 për qind të poseduesve, ndërsa Windows Phone edhe më pak, me 1 për qind. Sipas Pew, njerëzit me të ardhura të shumta parapëlqejnë të blejnë iPhone, ndërsa masat e tjera të popullsisë zgjedhin Androidin.

“Poseduesit e Androidit dhe iPhone-it janë tani një lloj i zakonshëm brenda popullatës me posedues të telefonave të mençur, ndonëse ky përpjesëtim ndryshon përgjatë grupeve të ndryshme demografike,” shkroi në studim, Aaron Smith i Pew. (PCWorld Albanian)

smartphone

Lajmet e fundit>