Lajmet

Gjysma trafikut online në Amerikën Veriore është për të parë vetëm Netflix dhe YouTube

May 17 2013
0 Shpërndarje
Gjysma trafikut online në Amerikën Veriore është për të parë vetëm Netflix dhe YouTube

Gjithkush ka arsyet e veta për përdorimin e internetit.

Llojllojshmëria me siguri ka qenë njëri ndër faktorët nxitës që interneti të përhapet me ritëm të shpejtë, por nuk do të ndalemi në shqyrtimin e kësaj çështjeje, pasi duam t’ju tregojmë diçka, e cila mbase mund të mos pritet me shumë lehtësi: gjysma e trafikut online në Amerikën Veriore vizitojnë Netflix-in dhe YouTube.

Sipas disa të dhënave të paraqitura nga Sandvine, që është një ofrues i teknologjisë së broadbendit, faqet për video-transmetime përmbajnë 32.3 dhe 17.1 për qind të të gjithë trafikut të shkarkimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç është raportuar nga Variety.

Të mbledhura së bashku, ato përbëjnë 49.4 për qind. Dhe, me ritmin që secila faqe po rritet (35 për qind çdo vit për Netflix-in dhe rreth 24 për qind për YouTube), është e sigurt që së shpejti kjo dyshe do të ketë më tepër se gjysmën e tërë “bandwidth-it”.

Natyrisht, pjesë e kësaj është edhe madhësia e videos.

Video-transmetimi kërkon shumë të dhëna në një periudhë të shkurtër kohore, posaçërisht videot me cilësi të lartë. Por një pjesë e madhe e tij është edhe për shkak se përdorimi i faqeve transmetuese është rritur. (PCWorld Albanian)

youtube-logo

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>