Analiza

Gjysma e amerikanëve nuk e shohin si prioritet internetin e shpejtë

Aug 13 2010
0 Shpërndarje
Gjysma e amerikanëve nuk e shohin si prioritet internetin e shpejtë

Pew Internet & American Life Project ka paraqitur raportin e saj Home Broadband 2010, në të cilin ajo ka anketuar mbi 2.200 të rritur amerikan përmes celularit rreth qasjet dhe përdorimit të rrjetit të internetit broadband.

Raporti ka gjetur se adoptimi i rrjetit broadband apo brezëgjerë është ngadalësuar konsiderueshëm në krahasim me vitin e kaluar, ku tani rreth dy të tretat e Amerikanëve thonë se kanë qasje interneti broadband në shtëpinë e tyre.

Megjithatë, nivelet kulmore të adoptimit mund të sinjalizojnë se shumë Amerikan që dëshirojnë internet broadband e kanë atë: 21 për qind e të anketuarve thanë se nuk e përdorin internetin dhe nuk besojnë se është shumë relevant pë jetën e tyre dhe mbi gjysma (53 prë qind) nuk besojnë se qeveria Amerikane duhet të bëjë një prioritet madhor qasjen kombëtare në internet.

“Gjersa teknologjitë broadband janë adoptuar në shumicën e shtëpive Amerikane,  një debat është ngritur rreth asaj nëse qeveria duhet të futet në funksion që të sigurojë praninë e qasjes në internet të shpejtë tek të gjithë amerikanët” tha hulumtuesi i lartë i Pew Internet dhe autori i raportit Aaron Smith.

Raporti ka gjetur se të anketuarit më të rinj dhe afro-amerikan mbanin anën e qeverisë për tentimet e saja për vendosje të qasje nacionale boradband në internet. Megjithatë, në mesin e të anketuarve ata që nuk përdorin internet, 45 për qind prej tyre thanë se qeveria nuk duhet të mundohet shumë për të ofruar internet të lirë boradband për të gjithë, dhe vetëm 5 për qind thanë se qeveria duhet ta bëjë këtë gjë prioritet.

Raporti gjithashtu ka gjetur se 21 për qind e të rriturve Amerikan që nuk janë online kanë pak interes të futen online, dhe rreth 48 për qind nuk e kanë gjetur përmbajtjen online të lidhur me jetën e tyre, kurse gjashtë prej dhjetë jopëdoruesve kanë nevojë për një asistent kur përdorin kompjuterin apo internetin. Vetëm një në dhjetë ka shfaqur interes për të filluar përdorimin e internetit.

Lajmet e fundit>