Lajmet

Glide1, një aplikacion për të menaxhuar të gjitha pajisjet e patentuara

Dec 11 2012
0 Shpërndarje
Glide1, një aplikacion për të menaxhuar të gjitha pajisjet e patentuara

Premtimi i parealizuar i “reve” është efiçenca mes platformave- aksesi i çastit, editimi dhe ndarje e skedarëve nga çdo pajisje dhe vendndodhje.

Platformat e patentuara kanë “edhe re të patentuara” (si Apple iCloud) dhe segmentimi i skajshëm i tregut krijon shërbime të shkëputura që kanë vetëm një qëllim (si Picasa për foto, YouTube për video etj), duke rezultuar në fragmentim të direktorisë së skedarëve dhe mosmarrëveshje dixhitale për përdoruesit.

Glide1 është një aplikacion të cilin mund ta instaloni në PC, tablet dhe smartfon. Glide1 është i pozicionuar në pikën ndarëse mes pajisjeve të patentuara dhe shërbimeve të shkëputura në re.

Glide ofron me efikasitet integrim të automatizuar mes pajisjeve dhe shërbimeve në re duke përfshirë:

1) akses në skedarë dhe aplikacione dhe menaxhimin e skedarëve duke ofruar përputhje në shikimin dhe menaxhimin e skedarëve;

2) siguri në ndarje dhe gjurmim mes pajisjeve përmes lejes granulare (mes pajisjeve dhe platformave); dhe

3) zotërim dhe administrim i skedarëve dhe aplikacioneve (mes platformave).

Duke adresuar pengesat teknike të pikës së takimit, Glide1 ka potencialin që të ndryshojë peizazhin e informatikës në re.

“Ekziston një nevojë e madhe për një aplikacion që menaxhon të gjithë skedarët e një përdoruesi, të shpërndarë në pajisje të ndryshme të patentuara dhe në shërbime të shkëputura në re – Glide1 do të bëjë pikërisht këtë”, thotë Presidenti dhe CEO i TransMedia, Donald Leka. “Besojmë se Glide1 është revolucionar sepse do të sigurojë një pikë të vetme aksesi për të gjithë skedarët dhe informacionin e përdoruesit dhe bashkëpunim transparent mes përdoruesve të pajisjeve dhe platformave që nuk përputhen.”

Problemi

Klienti potencial mund të ketë një Windows PC në punë, një Mac në shtëpi, një smartfon Google Android dhe një Apple iPad.

Kjo vjen nga fakti se Microsoft Windows vazhdon të jetë lider në tregun e kompjuterëve personale me 87.6% të tregut për versione të ndryshme të sistemit operativ Windows (Forrester Report, mars 2011); Google Android kryeson në tregun e smartfonëve me 52% të tregut (Gartner, shtator 2011); dhe Apple iOS (iPad/iPad2) kryeson në tregun e “media tabletëve” me 73% të tregut (IDC, qershor 2011).

Mosmarrëveshja dixhitale për përdoruesit shtohet edhe më tej nga shpërndarja e skedarëve dhe e informacionit në shërbime të shkëputura në re dhe në shërbime që ndajnë mes përdoruesve foto, muzikë, video dhe dokumente, si Flickr, YouTube, Dropbox dhe Box.

Ky është kryqëzimi ku përdoruesit duhet të kalojnë çdo ditë në jetën e tyre dixhitale.

Zgjidhja që ofron Glide1

Glide1 do të ofrojë një pikë të vetme aksesi për të gjithë skedarët dhe informacionin e përdoruesve të magazinuar në PC, tabletë, smartfonë, në re dhe në shërbime ndarëse. duke përdorur aplikacionin e Glide për sinkronizimin e platformave dhe përbërësve të shfletuesve për Microsoft Internet Explorer, Apple Safari, Mozilla Firefox dhe Google Chrome, Glide1 do të sinkronizojë të gjitha direktoritë e skedarëve mes pajisjeve dhe shërbimeve në re duke konsoliduar direktoritë dhe të dhënat e përdoruesit në serverët e Glide.

Edhe pse Glide ofron një zgjidhje komplete për magazinimin në re, aplikimi i ri Glide1 mund të lidhë jetën dixhitale të përdoruesit në një skedar të vetëm në serverët e Glide.

Glide1 është i dobishëm si për konsumatorët edhe për bizneset në mënyrat në vijim:

1) Konsolidim – i direktorive të skedarëve të magazinuar në pajisje të ndryshme dhe në shërbime në re (si dhe emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet për akses automatik);

2) Lehtësi – akses i vetëm në të gjitha gjërat tuaja dixhitale pa qenë nevoja të lëvizni skedarë ose të ndryshoni shërbimin që përdorni.

3) Kursim kohe – akses i shumëfishtë në pajisje dhe shërbime të ndryshme në re falë një pike hyrjeje; dhe

4) Rritje e ndarjes së skedarëve dhe rritje të funksionalitetit të publikimit. Glide mund të përdoret për të ndarë dhe publikuar virtualisht të gjitha llojet e skedarëve të magazinuara në çdo pajisje ose shërbim në re si Twitter, Facebook, Google+, Craigslist, Ebay etj.

Glide1 lehtëson “Bring-Your-Own-Device” (BYOD)

Me Bring-Your-Own-Device (BYOD) – punonjësit mund të përdorin pajisjet e tyre dhe shërbimet në re për të punuar , diçka që po pranohet gjithnjë e më shumë, ndërkohë që administratorët e IT-së në kompani të ndryshme kanë vështirësi të adresojnë problemet e sigurisë që shoqërojnë këtë situatë.

Aktualisht, shumica e bizneseve nuk kanë strategji, politika ose sisteme IT për të menaxhuar përdorimin e pajisjeve personale në korporata.

Glide1 u ofron organizatave një zgjidhje për administrim të centralizuar të skedarëve dhe informacionit që gjendet në pajisjet personale të punëtorëve dhe anëtarëve si dhe në shërbimet në re të palëve të treta. (PCWorld Albanian)

Tags >

Glide
Lajmet e fundit>