Lajmet

Glympse Keyboard vjen për Android, dërgon vendndodhjen nga çdo aplikacion

Sep 14 2014
0 Shpërndarje
Glympse Keyboard vjen për Android, dërgon vendndodhjen nga çdo aplikacion

Photo-640Glympse për një kohë të gjatë ka “çimentuar” pozicionin e tij si një nga aplikacionet më popullore të vendndodhjes në kohë reale për pajisjet mobile.

Nëse ju jeni i ri në këtë mes, aplikacioni funksionon kështu: ju vendosni se cilët prej kontakteve që mund të shohin vendndodhjen tuaj, kështu që ata mund të gjurmojnë lëvizjet tuaja nga pika A në B dhe ju mund të vendosni një limit kohor për këtë lidhje.

Gjithsesi, Glympse ka lançuar një aplikacion të ri për përdoruesit Android. Glympse Keyboard është një tastierë që funksionon së bashku me aplikacionin Glympse, duke bërë të mundur për përdoruesit të dërgojnë vendndodhjen nga çdo aplikacioni që po përdorin.

Si funksionon?

Ju mund të përdorni Glympse Keyboard në dy mënyra. Sapo ta keni instaluar dhe aktivizuar aplikacionin ju do të shikoni disa lloje tastierash ku e para bën të mundur të përdorni tastierën aktuale së bashku me funksionalitetin për dërgimin e vendndodhjes.

Pas klikimit “Quick Send” një përdorues mund të vendosë kohëzgjatjen e një Glympse (dërgimit të vendndodhjes) ku në të mund të përfshijë një mesazh me tekst dhe destinacionin për ta dërguar.

Po nëse ju zgjidhni tastierën e plotë, Glympse zëvendëson tastierën e zakonshme tërësisht me një buton “G”. Kur ju mbani shtypur këtë buton, ai krijon një link që drejton për tek një hartë dhe mund të dërgohet në çdo aplikacion.

Ata që janë të familjarizuar me Glympse e dinë se për marrësin nuk është i domosdoshëm aplikacion për të parë vendndodhjen. Nëse ata duan të ndjekin rrugëtimin tuaj duhet të instalojnë aplikacionin gjithashtu.

Aplikacione tastierash nga palë të treta për Android janë tashmë të disponueshme në Google Play. Glympse po sjell një veçori të dedikuar, megjithëse duhet të shohim nëse është aq “tunduese” për përdoruesit sa të ndërrojnë tastierën e preferuar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>