Biznes

GM dhe eBay në partneritet për të shitur vetura online

Aug 10 2009
0 Shpërndarje
GM dhe eBay në partneritet për të shitur vetura online

Shitësit në 225 lokacione të Kalifornisë do të marrin pjesë në program, i cili do të fillojë prej të martës dhe do të zgjatë deri më 8 shtator, në kuadër të ueb faqes së përbashkët gm.ebay.com.

Kjo faqe do t’i lejojë njerëzit të krahasojnë çmimet, të aranzhojnë financimin dhe të shikojnë nëse një veturë e përdorur është e përshtatshme për programin tregtues “Cash for Clunkers”. Ekziston gjithashtu një opsion “Buy it Now” (Blije menjëherë) ku njerëzit pajtohen të paguajnë për çmimin e reklamuar ose mund të bëjnë një ofertë përmes sistemit të shitjes me ankand në eBay.

Versioni testues do të fillojë me 20.000 modele GM prej vitit 2008, 2009 dhe 2010. Pas blerjes, veturat do të merren prej shitësve të autorizuar.

Mbledhja e informacioneve online kur blihet një veturë është bërë përditshmëri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. GM dhe eBay kanë cituar një studim prej J.D. Power & Associates që ka zbuluar se më shumë se 75% e njerëzve kanë bërë një hulumtim online kur kanë dashur të blejnë një veturë të re.

“Gjera rritet salla reklamuese e shitësit përmes parkimit të veturave në laptop, kjo e bënë më të lehtë për një konsumatorë të shfletojë inventarin e makinave të reja, të bëjë një ofertë, ta blejë menjëherë apo të dërgojë një mesazh për të kërkuar më shumë informacion nga një shitës” tha Mark LaNeve, zëvendës president i GM për shitjet në SHBA, gjatë një deklarate.

eBay theksoi se faqja eBay Motors për shitje të veturave të përdorura ka pranuar mbi 12 milion vizita individuale në muaj.

Një shitës i veturave në Kaliforni deklaroi se ai ka shitur edhe më parë vetura të përdorura në eBay dhe planifikon të vendos inventarin e makinave të reja në faqen e re gjatë kësaj jave. “Mendoj se do të duhej ta kishin bërë këtë gjë shumë kohë më parë” tha Inder Dosanjh.

Lajmet e fundit>