Lajmet

Gmail 5.0 për Android merr pamje të re dhe sjell mbështetje për llogari të tjera POP dhe IMAP

Nov 3 2014
0 Shpërndarje
Gmail 5.0 për Android merr pamje të re dhe sjell mbështetje për llogari të tjera POP dhe IMAP

google_app_icons-100528373-largeVersioni i ardhshëm i aplikacionit Gmail të Google për Android karakterizohet nga një pamje e re dhe ofron mbështetje për llogaritë të tjera përveç Gmail, raporton Android Police. Pamja e re e aplikacionit karakterizohet nga filozofia Material Design që Google e ka zhvilluar për aplikacionet Android. Paneli i Mailbox funksionon si të ishte një slide, ndërsa pamja e mesazheve vjen më një ndërfaqe të re dhe të pastër. Aplikacioni po ashtu ka ngjyra me më shkëlqim krahasuar me ngjyrën gri në versionin e vjetër të aplikacionit.

Gjithashtu një mbështetje për Microsoft Exchange, si dhe llogaritë POP dhe IMAP (Yahoo Mail, iCloud, ose e-maili nga ISP-ja juaj), kështu që nuk keni nevojë të përdorni një aplikacion të ndryshëm për të kontrolluar të gjitha e-mail-et tuaja. Me versionin 5.0, Gmail për Android bëhet një klient e-mail për përdorim të përgjithshëm.

Material Design është emërtimi i ri i Google për pamjen e re të aplikacioneve të saj, dhe përbën një veçori kyçe të Android Lollipop 5.0. Gmail 5.0 nuk është aplikacioni i parë që merr këtë pamje. Versioni 5.0.13 i Google Play karakterizohet nga dizajni i ri. Google do të ofrojë aplikacionin e ri së shpejti për përdoruesit megjithëse do të marrë disa kohë përpara se të vijë në smartfonët tuaj, gjithsesi më poshtë do t’ju ofrojmë lidhje për APK-në e aplikacionit. Versioni 5.0 Gmail. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>