Siguri

Gmail detekton kyçjet e dyshimta në llogarinë tuaj

Mar 25 2010
0 Shpërndarje
Gmail detekton kyçjet e dyshimta në llogarinë tuaj

“Nëse diçka duket e pazakonshme në llogarinë tuaj, atëherë ne ju alarmojmë duke postuar një mesazh paralajmërues që thekson, “Alarm: Ne besojmë se llogaria juaj është qasur herën e fundit nga …” së bashku me regjionin gjeografik me të cilin mund të lidhim qasjen” shpjegoi drejtori inxhinierik Pavni DIwanji, në një blog post.

Sipas Diwanj, sistemi i automatizuar i Google do të shfaq një mesazh paralajmërues vetëm përshtatjes së IP-së relevante, ndaj një lokacioni gjeografik të largët.

“Gjersa ne nuk kemi aftësinë për të përcaktuar lokacionin specifik prej nga është qasur llogaria, një tentim kyçjeje që vjen nga një shtet dhe ndodh disa orë më vonë pas një kyçjeje prej një shteti tjetër, mund të nxisë një alarm”.

“Pra, duke klikuar në linkun e detajeve afër mesazhit, ju do të shihni edhe aktivitetin e fundit në dritaren e llogarisë me të cilin jeni mësuar, së bashku me pikat më të fundit kyçëse”.

Diwanji gjithashtu u rekomandoi përdoruesve me llogari të komprometuara që të ndryshojnë fjalëkalimet për të evituar qasje të mëtutjeshme të pautorizuar.

“Në rast se e dini se bëhet fjalë për një qasje legjitime (po udhëtoni, gruaja/burri që kanë qasje në llogarinë tuaj gjithashtu po udhtonte, etj), pra në këto raste ju mund të klikoni në “Dismiss” për të larguar mesazhin” shtoi ai.

Lajmet e fundit>