Vëzhgim

Gmail dhe Google Calendars mirëpriten me disa përditësime

Jun 15 2011
0 Shpërndarje
Gmail dhe Google Calendars mirëpriten me disa përditësime

Por, për ta bërë këtë, është e nevojshme të rregullohen disa çështje që vijnë për shkak të mossinkronizimit të të dhënave ashtu siç duhet.

Por Google ka lëshuar tre përditësime sot në Google Sync që do të përmirësojnë Gmail-in dhe Google Calendars në pajisjet tuaja iOS.

Google Sync ua mundëson rregullimin aplikacioneve për një adresë dhe kalendar në iPhone dhe t’i lidhni me llogaritë tuaja në Gmail përgjatë Microsoft Exchange. Përditësimi i sotshëm ju mundëson kërkimin e të gjitha letrave në Gmail dhe jo vetëm të emailave që janë të ruajtura në aplikacionin tuaj iOS. Për më tepër, ju do të keni mundësi për të pranuar apo mospranuar ftesat për takime brenda aplikacionit për kalendar.

Më në fund, me një përditësim që përdor aplikacionet e Google, ju do të jeni në gjendje që të dërgoni letra nga çdo email adresë, duke përdorur këtë aplikacion. Ju do të jeni në gjendje që të merrni përparësinë e veçorisë për dërgim që është në Gmail “send mail as”. Kjo nënkupton mundësinë e dërgimit të porosive përgjatë emailit tuaj që ju e keni rregulluar përgjatë llogarisë tuaj në Gmail.

Për të qenë në gjendje për t’i përdorur këta përditësime, ju duhet që rregulloni Google Sync në iPhone-in tuaj. Kjo është pak më ndryshe se sa veçimi i thjeshtë i adresës tuaj në Gmail si llogari në iOS. Google i ka vendosur udhëzimet këtu.

Për ta rregulluar veçorinë “Send as”, ju duhet të vizitoni http://m.google.com/sync. Kjo do të ju mundësojë sinkronizimin e kalendarëve shtesë Google në pajisjet tuaja iOS./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>