Softuer

Gmail e Google+, për përdoruesit e rinj

Jan 20 2012
0 Shpërndarje
Gmail e Google+, për përdoruesit e rinj

Për disa prej ju, mund të ndodh që po dëshironi një llogari në Google+. Pa apo me dëshirë, sipas Google kur regjistroheni si përdorues i ri gjatë këtyre ditëve, atëherë ju do të përfitoni edhe Gmail e edhe Google+ në mënyrë automatike. 

Google Operating System Blog ka bërë një eksperiment me testimin e këtyre kërkesave të reja, që nuk janë shpjeguar apo shpalosur zyrtarisht nga vet Google. Në fakt kjo ka kuptim të përkryer për shkak se është shumë më lehtë që përdoruesit t’i kenë të gjitha gjërat gati në vend se të regjistrojnë ndaras një Google+ e një Gmail, dhe më e mira është se askush nuk i detyron të kenë miq apo të krijojnë profil të mbushur me informacione. 

Kjo gjithashtu paraqet një fitore për Google pasi që po tenton të rris numrin e përdoruesve në këtë platformë sociale që ka debutuar në verë. Dje në anën tjetër Google bëri të ditur se Gmail ka arritur në më shumë se 350 milion përdorues aktiv në fund të çerekut të katërt të vitit 2011. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>