Lajmet

Gmail ju lejon t’i etiketoni emailet spam të miqve si ‘dyshuese’

Feb 4 2013
0 Shpërndarje
Gmail ju lejon t’i etiketoni emailet spam të miqve si ‘dyshuese’

GmailTë gjithëve na ndodh që ndonjëherë të marrim emaile në formë spam nga kontaktet që kemi të regjistruar, apo nga miqtë tanë, të cilëve u është vjedhur adresa, ndoshta për shkak të pakujdesive që tregojnë lidhur me fjalëkalimet e tyre.

Nëse këto lloj emailesh i shënoni si ‘spam’, atëhere të gjitha emailet nga kontakti në fjalë do të konsiderohen si të tilla – edhe në qoftë se ai e rimerr më vonë adresën e tij.

Prandaj, Gmail ka një opsion më të mirë. Në vend që ta shënoni si ‘spam’ një email të caktuar nga një kontakti juaj, ju mund ta etiketoni atë si ‘suspicious’.

Në këtë mënyrë, do të merrni emailet e zakonshme që janë të dërguara vërtet nga miku juaj, por do të jeni të sigurtë nga ato që janë spam dhe që vijnë nga adresa e tij.

Nëse emaili vjen nga një adresë e vjetër, të cilën ju e dini që nuk përdoret më, mjafton ta klasifikoni atë si “Message is just spam” dhe adresa e emailit do të fshihet edhe nga lista juaj e kontakteve. (PCWorld Albanian)

gmail spam

Tags >

Gmail
Lajmet e fundit>