Lajmet

Gmail luan fshehtas gjatë vikendit

Nov 2 2009
0 Shpërndarje
Gmail luan fshehtas gjatë vikendit

Por ajo që në të vërtetë i ka indinjuar edhe më shumë përdoruesit e këtij shërbimi, ishte përgjigja e ngadalshme e Google ndaj këtij problemi. Gjatë tërë vikendit, Google ka mbajtur gojën të mbyllur rreth situatës dhe nuk ka raportuar asgjë në lidhje me këtë problem, e as që iu është përgjigjur kërkesave në forumin e saj.

“Nuk mund t’i qasesha llogarisë sime në Gmail, prej mbrëmjes së datës 30 tetor (lokacioni: Keni) dhe unë nuk kam qenë në gjendje të qasem qysh prej asaj kohe. Tani janë bërë disa ditë me këtë problem!” thekson njëri. “Pse askush nga Google nuk po bënë një deklaratë apo nuk po na lajmëron se janë duke e rregulluar këtë problem? Vërtetë po ndihem më mirë duke lexuar se të tjerët janë duke pasur problemin e njëjtë, po kjo është tërësisht e papranueshme!” deklaronte tjetri.

Kompania megjithatë tani është duke pranuar problemin në “App Status Dashboard” dhe është duke premtuar për një lajmërim rreth kësaj çështjeje gjatë ditës së sotme. Aty theksohet se më pak se 0.001% e konsumatorëve anembanë botës janë ndikuar.

Lajmet e fundit>