Lajmet

Gmail në Android ju lejon të fikni ndërfaqen e e-mail-ve në formë bisedash

Aug 8 2018
0 Shpërndarje
Lajme të mira erdhën nga Google sepse tashmë mund ta ç’aktivizoni edhe në platformat mobile. Gmail në Android ju lejon të fikni ndërfaqen e e-mail-ve në formë bisedash

Kur Gmail lançoi një ndërfaqe që shndërronte e-mail-et e dërguara në një bisedë, ajo u aktivizua automatikisht edhe pse kishte përdorues që nuk e pëlqenin aspak.

Në desktop përdoruesit e kishin opsionin për ç’aktivizimin e tij por në platformat mobile ende jo.

Lajme të mira erdhën nga Google sepse tashmë mund ta ç’aktivizoni edhe në platformat mobile.

Opsioni është i disponueshëm nga dita e sotme për aplikacionin Gmail në iOS dhe Android. Nëse po kërkoni një Gmail thjeshtë tju tregojë të gjitha e-mail-et që kanë mbërritur, tashmë jeni të lirë ta bëni.

Për të kaluar në dizajnin “Old School” mjafton të prekni mbi emrin tuaj në menunë Settings dhe të kërkoni për “Conversation View” dhe ta ç’aktivizoni. Tani qëndroni në paqe. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>