Vëzhgim

Gmail ofron thirrje të shumta njëkohësisht

Jul 21 2011
0 Shpërndarje
Gmail ofron thirrje të shumta njëkohësisht

Ky përditësim ua mundëson përdoruesve që të dërgojnë dhe marrin shumë thirrje njëkohësisht. Ngjashëm me thelbin e pritjes së thirrjes, përdoruesit mund të zhvendosen në mes të thirrjeve me butonin rifillo (ang. resume) në ndërfaqe.

Derisa një përdorues mund të kënaqet me shumë thirrje nga përdoruesit e tjerë nga kompjuterët, ekziston një limit që vetëm dy telefona fizikë të mund të bëjnë thirrje në të njëjtën kohë. Nëse një përdorues është në një thirrje dhe dëshiron që të vendos një thirrje të dytë, thirrja e parë vendoset që të pres, derisa përdoruesi shkruan numrin e dytë. Për thirrjet që vijnë, përdoruesi sheh një lajmërim që ngritet për thirrësin e ri. Pasi që të vendoset thirrësi i parë në pritje, ndërfaqja kalon tek thirrja e re.

Për më tepër, butoni për t’i vendosur në pritje ua mundëson përdoruesve që të heshtë thirrjet, një veçori e cila ka munguar më parë, kur ishte dhe nevoja që të rregulloheshin opsionet e mikrofonit në kompjuter./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>