Lajmet

Gmail për Android sjell disa ndryshime

Sep 26 2013
0 Shpërndarje
Gmail për Android sjell disa ndryshime

Android_1_270x450Aplikacioni Gmail për Android ka marrë disa ndryshime të vogla që e bëjnë më të lehtë për ta përdorur, në një version të ri që filloi të paraqitej ngadalë gjatë të mërkurës.

Pamja e bisedës ka ndryshuar, ku tani e-maili të cilin po e lexoni është ndarë nga ato që e paraprinin atë në një temë.

Është një pamje që vjen nga stili “card” i Google.

Përzgjedhja e shumë porosive (mesazheve) është përmirësuar po ashtu, duke zëvendësuar “avatarët” e porosive të përzgjedhura me shenja dalluese për ta bërë më të dukshme se cilat porosi janë përzgjedhur për t’u lëvizur, arkivuar ose fshirë.

Gmail tani ju tregon përgjatë një njoftimi brenda aplikacionit kur është ndalur sinkronizmi me e-mail. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>