Vëzhgim

Gmail raportohet si shërbim i ngadalshëm

Jan 20 2011
0 Shpërndarje
Gmail raportohet si shërbim i ngadalshëm

Edhe pse Gmail është duke punuar,  shumë përdorues janë duke u ankuar që shërbimi për dërgim të letrave elektronike karakterizohet me një shpejtësi të ulët.

Twitter është plotë me ankime nga përdoruesit e Gmail të cilët kanë shënuar shpejtësi të ngadalshme nga shërbimi i ndërmarrjes Google për letrat në ueb.

“Gmail mund të punojë gjatë 99.99% të kohës, por ajo ka të bëjë me atë se sa shpejtësi e vogël shqetësuese dhe e papërgjigjshme mund të jetë,” shkruajti “CodingHorror në Twitter. “Htmiguel pyeti, “Pse është gmail duke u vonuar kaq shumë? Ndokush është duke e përjetuar të njëjtin shërbim vërtet të ngadalshëm?”

Deri tani, nuk janë shënuar ndërprerje ose çështje në panelin për status të aplikacioneve nga Google.

A ka qenë shërbimi Gmail i ngadalshëm për ju? Shkruani përgjigjjet në komente./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>