Lajmet

Gmail-i i ri i disponueshëm për të gjithë muajin e ardhshëm

Jun 6 2018
0 Shpërndarje
Gjithashtu është i vetmi version Gmail që sjell Smart Compose, një veçori e cila përpiqej të plotësojë fjalitë për ju. Gmail-i i ri i disponueshëm për të gjithë muajin e ardhshëm

Ditën e djeshme Google lajmëroi se versioni i ri i Gmail do të debutojë për të gjithë përdoruesit individualë dhe ata G Suite muajin e ardhshëm.

Data e saktë mbetet mister. Dizajni i ri i Gmail sjell veçori të reja gjithashtu si shtyrja e e-mail-eve për leximin më vonë, shikime paraprake të materialeve të bashkëngjitura, një panel anësor për aplikacione si kalendari apo Keep dhe shërbimet nga palë të treta, qasje offline, mesazhe konfidenciale dhe mesazhe që vetëshkatërrohen.

Gjithashtu është i vetmi version Gmail që sjell Smart Compose, një veçori e cila përpiqej të plotësojë fjalitë për ju.

Që nga muaji Korrik, administratorët e G Suite do të kenë opsionin për të kaluar menjëherë të gjithë përdoruesit në Gmail-in e ri por mund ta shtyjnë edhe pë 12 javë të tjera.

Pas këtij afati të gjithë përdoruesit e G Suite do të kalohen automatikisht. /PCWorld Albanian

Tags >

Gmail
Lajmet e fundit>