Lajmet

Gmail shfaq probleme, dyshohet se shkak është uragani Sandy

Nov 1 2012
0 Shpërndarje
Gmail shfaq probleme, dyshohet se shkak është uragani Sandy

Një pjesë e përdoruesve mbrëmë për një kohë të shkurtër nuk kanë mundur të hyjnë në Gmail, Disk, Reader dhe shumë shërbime tjera të Google, kurse probleme të njëjta mund të ndodhin edhe gjatë ditëve te ardhshme.

Amerikanët po numërojnë dëmet dhe po tentojnë të kthehen në gjendje normale pas stuhisë së madhe që goditi bregun lindor të SHBA-ve. Ndërkohë ndikimin e kësaj stuhie e kanë ndier edhe përdoruesit e internetit të cilëve për një kohë të shkurtër i’u pamundësua kyçja në shërbimet e ndryshme të Google-s si Gmail, Google Chat, Disk, Hangout dhe Reader.

Nga kjo situatë, kompania ka konfirmuar problemet të cilat kanë ndikuar në afër 10 % të përdoruesve dhe ka deklaruar se po punon shumë për të mundësuar një shërbim normal të Gmail-it dhe shërbimeve tjera të cilët përkohësisht ishin të padisponueshme, duke vënë në dukje se nuk ka pasur asnjë humbje të të dhënave të përdoruesve.

Sipas Google në ditët në vijim mund të shfaqen probleme të tjera

Problemet me disponueshmërinë zgjatën vetëm pak në Google dhe sipas disa informacioneve kjo zgjati vetëm gjashtë minuta, kurse në disa faqe interneti thuhet se ky problem zgjati mbi dhjetë minuta. Por edhe këta pak minuta ku u shfaqën problemet i shqetësuan përdoruesit të cilët menjëherë “u ankuan” në rrjetet sociale dhe kritikuan Google-n.

Edhe pse nuk ka informacione zyrtare për arsyet pse ka ardhur problemi me qasjen në Gmail, Disk dhe shërbimet tjera të kësaj kompanie, disa kanë dyshuar se arsyeja mund të jetë opsioni i ri i Gmail-it për kompozimin dhe përgjigjes së e-mail-it.

Por Huffington Post thotë se shkaku ishte uragani Sandy i cili deri tani ka shkaktuar probleme të shumta komunikuese në SHBA. Në këtë faqe thuhet se Google ka paralajmëruar përdoruesit për probleme të ngjashme dhe mungesa të shkurtra të qasjes nëpër këto shërbime që mund të ndodhin prapë gjatë ditëve të ardhshme, edhe pse po ndërmerren të gjitha masat që kjo mos të përsëritet. (PCWorld Albanian)

A keni pasur ju probleme me qasjen në Gmail?

Tags >

Gmail
Lajmet e fundit>