Lajmet

Gmail shfaq sërish probleme

Dec 15 2012
0 Shpërndarje
Gmail shfaq sërish probleme

Gmail.Gmail gjatë ditës së premte pati disa probleme teknike, që paraqet problemin e katërt për gati një javë dhe e tëra ndodhi pasi Google lajmëroi eliminimin e edicionit pa pagesë të aplikacioneve Google Apps.

Problemi i fundit, sipas Apps Status Dashboardit të Google, ndodhi të premten dhe ndikoi në mundësinë e përdoruesve për t’u qasur ose për të dërguar ngarkesa.

Google e pranoi problemin dhe e deklaroi si të zgjidhur 35 minuta më vonë.

Ndërmarrja nuk tregoi se sa përdorues të Gmailit ishin prekur nga ky problem. Ky problem ishte paraprirë me një problem që ka të bëjë me shtyrjen e dërgimit të emailit që është gjetur në orët e mëngjesit të së mërkurës dhe u zgjidh pas tri orëve.

Sërish, Google nuk tha në panel se sa njerëz ishin të ndikuar.

Një problem më i shkurtër por më i përhapur ndodhi me Gmail të hënën për të cilin u ngadalësua funksionimi ose u paraqitën disa probleme për disa përdorues. (PCWorld Albanian)

Tags >

Gmail
Lajmet e fundit>