Softuer

Gmail shton “Offline Attachments”

Nov 25 2009
0 Shpërndarje
Gmail shton “Offline Attachments”

Gmail shfrytëzon Google Gears për të deponuar fshehurazi (cache) një version të inbox-it lokal, duke ofruar kështu qasje dhe tek mesazhet e dërguara dhe të pranuara edhe në rast se nuk është e pranishme qasja në internet.

Veçoria më e fundit që është shpalosur sot, është një tentim i radhës me të cilin Google po tenton të kthejë ueb shërbimin e saj postar në një klientë e-mail gjithëpërfshirës.

“Nëse ju keni lëshuar Offline Gmail, ju do të shihni se e tërë posta juaj tani shkon përmes outbox-it, pavarësisht nëse jeni ju online apo offline” tha inxhinier nga Google, Andy Palay në Gmail Blog. “Kjo i mundëson Gmail që të kap të gjitha shtojca (attachments), edhe nëse ju befasisht shkëputeni nga rrjeti. Nëse jeni online, posta juaj me shpejtësi do të dërgohet tek caku i paraparë”.

Natyrisht, Gmail do të jetë e-mail klienti i dëshiruar për Google Chrome OS, i cili tërësisht varet nga aplikacionet e uebit. Megjithëse Chrome OS ruan të gjitha të dhëna e përdoruesve në cloud (re), aplikacionet si Gmail do të jenë në gjendje që të ruajnë të dhëna fshehurazi (cache) lokalist, për të mundësuar shfrytëzimin e tyre edhe kur jeni offline.

Lajmet e fundit>