Lajmet

Gmail shton opsione për veprim të shpejt për YouTube, Dropbox, Seamless dhe OpenTable

Nov 13 2013
0 Shpërndarje
Gmail shton opsione për veprim të shpejt për YouTube, Dropbox, Seamless dhe OpenTable

quickaction_large_verge_medium_landscapeMë herët këtë vit, Gmail paraqiti opsionet për aksion të shpejt, për të ndihmuar përdoruesit për të ndërmarrë veprime në porositë në inbox pa pasur nevojë që të bëhet hapja e tyre.

Dhe gjatë ditës së hënë, Google ka shtuar mbështetjen për veçorinë e dobishme. Tani mund të bëhet vlerësimi dhe reagimi për ndonjë biznes duke klikuar një buton “review” që paraqitet përgjatë linjës së subjektit të e-mailit, nëse është bërë porositja e ushqimit nga një restorant në Seamless.

OpenTable ka ardhur po ashtu në dritare, duke iu mundësuar përdoruesve që të editojnë ndonjë rezervim për darkë që kanë bërë drejtpërdrejt nga inboxi.

Video grafikët qëndrojnë për të kursyer kohë me përditësimin e sotshëm po ashtu; videot nga YouTube dhe Vimeo tani mund të hapen posa është bërë përfundimi i ngarkimit të tyre me një buton për aksion të shpejt “shiko videon”.

Dhe në fund, Google thotë që folderët e shpërndarë nga Dropbox dhe Google Docs me lehtësi mund të qasen përgjatë veprimeve të shpejta, duke eliminuar nevojën për t’u futur përgjatë e-mailit tuaj për ndonjë lidhje të dërguar.

“Ne jemi duke vazhduar për të shtuar madje disa butona për ta bërë më të lehtë për ju për të kryer gjëra në Gmail,” thotë ndërmarrja, duke sugjeruar që më tepër bashkëpunëtorë (dhe një përvojë më produktive në e-mail për përdoruesit) janë duke ardhur. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>