Lajmet

Gmail sjell mbështetjen për shtojcat e palëve të treta

Oct 25 2017
0 Shpërndarje
Në rastin e Asana, shtojcat në Gmail do të sjellin lehtësisht të gjitha e-mail-et e jashtme në shërbimin e gjurmimit të punës. Gmail sjell mbështetjen për shtojcat e palëve të treta

Ditën e Marte Google prezantoi shtojcat e palëve të treta në Gmail. Këto shtojca do të sjellin shërbimet si Asana, DocuSign, Trello, Wreike dhe shumë të tjera në Inbox-in tuaj pavarësisht nëse jeni përdorues individual apo sipërmarrjeje.

Ky njoftim nuk është diçka e re sepse Google kishte premtuar integrimin e tyre që nga Konferenca e Zhvilluesve I/O në Mars.

Atëkohë ishte thjesht një version paraprak testimi për zhvilluesit dhe që atëherë Google ka bashkëpunuar me disa partnerë për të sjellur shtojcat e para të Gmail.

Partnerët e parë janë: Asana, Dialpad, DocuSign, Hire, Intuit QuickBooks, ProsperWorks, RingCentral, Smartsheet, Streak, Trello dhe Wrike.

Fokusi i këtij shërbimi të ri është padyshim produktiviteti. Shtojcat “jetojnë” në panelin e djathtë të Gmail ndërsa ende nuk ofrohen në Inbox by Gmail.

Në rastin e Asana, shtojcat në Gmail do të sjellin lehtësisht të gjitha e-mail-et e jashtme në shërbimin e gjurmimit të punës.

Më e rëndësishmja është se këto shtojcat funksionojnë edhe me aplikacionin mobile të Gmail në Android. Sa i takon iOS, një zëdhënës i Google tha se gjigandi i motorit të kërkimit ishte duke punuar me Apple.

Këto shtojca mund ti instaloni nga G Suite Marketplace. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>