Lajmet

Gmail tani njeh adresat me karaktere të alfabeteve jo-latine

Aug 6 2014
0 Shpërndarje
Gmail tani njeh adresat me karaktere të alfabeteve jo-latine

emailGmail thotë që dëshiron të bëjë shërbimin e e-maileve më të përgjithshëm dhe gjatë ditës së djeshme ka ndërmarrë hapin e parë: Gmail tani njeh adresat e e-mailit që përmbajnë karaktere të posaçme ose karaktere që nuk i përkasin alfabetin latin.

Ju nuk mund të krijoni ende llogari me të tillë karaktere – Google thotë që është duke punuar për të arritur atje – por përdoruesit e Gmail-it tani mund të dërgojnë dhe pranojnë e-maile nga ato adresa pa problem. Qasja e Google, që po ashtu do të implementohet së shpejti në Google Calendar, është e bazuar në standardin e e-maileve të krijuar nga Task Forca e Inxhinierisë (IETF) në vitin 2012.

Por do të marrë më tepër shtytje dhe do të punojë në lidhje me një listë të gjatë të kompanive përpara se këto adresa e-maili me karaktere të posaçme të vijnë në ueb. “Për ta kthyer këtë standard në realitet, çdo ofrues i e-maileve dhe çdo uebfaqe që kërkon për e-mailin tuaj duhet ta adoptojë atë,” tha inxhinieri softuerik Pedro Chaparro Monferrer në një postim në blog.

“Kjo është natyrisht një kodër e lartë për t’u ngjitur. Teknologjia është atje, por disa kanë nevojë ta bëjnë hapin e parë.” Google thotë që është gati të jetë Gmail ai entitet që ndihmon në lidhje me këtë dhe shembulli i parë nga kompania është treguar. “Gjuha asnjëherë nuk duhet të jetë një barrierë kur të bëhet fjalë për lidhjen me të tjerët dhe me këtë hap përpara, e-maili i vërtetë global tani është edhe më afër të qenit një realitet,” tha Monferrer. (PCWorld Albanian)

 

Tags >

Gmail
Lajmet e fundit>