Softuer

Gmail me ndryshime të reja

Aug 11 2010
0 Shpërndarje
Gmail me ndryshime të reja

Tani për të thjeshtuar gjërat për përdoruesit janë vendosur në pjesën e majtë të sipërme të Gmail, posta, kontaktet dhe detyra. Përveç kësaj butoni për shkrim të një letre është tani vërtetë një buton e jo vetëm një link, pastaj një zonë e vogël e header-it vendos mesazhin e parë në inbox-in tuaj rreth 16 piksela më lartë në ekran, etj.

Në pjesën e kontakteve Google ka bërë edhe disa ndryshime të mëdha, duke shtuar një numër veçorish të cilat sipas tyre i kanë kërkuar përdoruesit dhe në këtë mënyrë kanë lehtësuar kontaktet.

Tani kontaktet punojnë ngjashëm me postën, pastaj renditja e kontakteve bëhet në bazë të mbiemrit, janë shtuar etiketa të veçanta për numra, opsione tjera për modifikim të kontakteve, etj.

Lajmet e fundit>