Vëzhgim

Gmail sjellë “inbox prioritetesh” për përdoruesit e saj

Aug 31 2010
0 Shpërndarje
Gmail sjellë “inbox prioritetesh” për përdoruesit e saj

Në një postim në blogun zyrtar të Gmail, inxhinieri softuerik i Google, Doug Aberdeen tha se veçoria e re brenda Gmail bënë një ndarje të gjërave të rëndësishme, ndaj gjërave tjera që nuk i përkasin nivelit të rëndësisë suaj.

Përdoruesit e Gmail nuk duhet të vendosni rregulla e teknika për të kryer renditjen, por kjo veçori bazohet nga gjërat siç është cilët e-mail po i hap më shumë përdoruesi dhe cilat mesazh janë të hapura dhe përgjigjura ndaj atyre tjerave që gjenden në inbox.

“Gjersa ju përdorni Gmail, ai do të bëhet më i mençur në kategorizimin e mesazheve per ju” shkroi Aberdeen. “ju mund ta ndihmoni për ti kuptuar gjërat më mirë duke klikuar në plus apo minus butonet në mënyrë që të përcaktoni a ka rëndësi apo jo ai mesazh që ka ardhur në inbox-in tuaj”.

Veçoria në fjalë pritet që të paraqitet gradualisht tek të gjithë përdoruesit gjatë kësaj jave.

Lajmet e fundit>