Blog

GoDaddy shpall luftë uebsajteve neo-naziste

Aug 14 2017
0 Shpërndarje
Artikulli i Daily Stormer fyente 32 vjeçaren Heather Heyer e cila u godit për vdekje nga një makinë e drejtuar nga një nacionalist. GoDaddy shpall luftë uebsajteve neo-naziste

Kompania e njohur e hostimit GoDaddy tha ditën e dielë se kishte dhënë afat 24 orë për uebsajtin e përmbatjeve ekstremiste Daily Stormer 24 pasi publikoi një artikull denigrues të gruas që humbi jetën gjatë protestës së nacionalistëve në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara.

“Kemi informuar Daily Stormer se kanë 24 orë afat për të zhvendosur domainin e tyre në një ofrues tjetër sepse kanë shkelur termat tonë të përdorimit,” postoi GoDaddy në faqen zyrtare në Twitter.

Artikulli i Daily Stormer fyente 32 vjeçaren Heather Heyer e cila u godit për vdekje nga një makinë e drejtuar nga një nacionalist.

The Daily Stormer është një uebsajt neo nazist i lidhur ngushtë me të djathtën ekstreme e cila drejtonte protestën kur humbi jetën 32 vjeçarja.

GoDaddy, themeluar në 1997-ën, numëron 6,000 punonjës në mbarë botën. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>