Biznes

GoDaddy kërkon 1 miliard dollarë nga blerësi potencial

Sep 13 2010
0 Shpërndarje
GoDaddy kërkon 1 miliard dollarë nga blerësi potencial

Një kompani që është pronë private, përkatësisht GoDaddy.com, është ofruesi numër një në botë për regjistrime online të emrave të domenëve në SHBA. Ajo ka arritur rreth 800 milion dollarë në shitje gjatë vitit të kaluar. Thashethemet rreth paraqitjes së saj në publik, për tu bërë kompani me aksionar, nuk kanë munguar, por pavarësisht kësaj ajo mbeti një korporatë shumë e madhe private, pronarë i së cilës është Bob Parsons.

Tani GoDaddy është gati për shitje dhe nga blerësi potencial kërkon, më shumë se 1 miliard dollarë. Deri më tani supozohet se të interesuarit për blerjen e GoDaddy.com janë Google, Amazon.com dhe Cisco Systems, ndërsa analistët sugjerojnë se edhe gjigantët si Oracle apo Hewlett-Packard mund të fusin hundët këtu. /pcworld.al

Lajmet e fundit>