“Good Times”, aplikacioni i ri që iu ruan nga shpërqendrimi i telefonatave

Apr 8 2013
0 Shpërndarje
“Good Times”, aplikacioni i ri që iu ruan nga shpërqendrimi i telefonatave

good timesAsgjë nuk e dëmton vëmendjen apo përqendrimin tuaj më shumë se zilja e telefonit.

Një aplikacion i ri pretendon t’iu mbaj juve të përqendruar duke monitoruar valët tuaja të trurit dhe pastaj të vendos kohën më të mirë për ju për të pranuar telefonatën.

“Good Times” gjurmon sasinë e aktiviteteve në trurin tuaj dhe i ruan telefonatat direkt në regjistruesin e telefonatave kur këto aktivitete janë të larta.

Ky aplikacion ishte frymëzuar dhe krijuar nga Necomimi Cat Ears, që funksionon në varësi të aktiviteteve të trurit dhe rrahjeve të zemrës.

Krijuesi i aplikacionit, Ruggero Scorcioni, fitoi çmimin prej 30,000 $ në konkursin e AT&T. Tani ai ka në planë të shtojë edhe opsionin e dërgimit të mesazhit “më fal” drejt atyre që iu dërgohen mesazhet në regjistrues. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>