Harduer

Google: 1 në 2 tabletë aktivë operon me Android

Jul 26 2013
0 Shpërndarje
Google: 1 në 2 tabletë aktivë operon me Android

Një në dy tabletë që aktivizohen çdo ditë operon me Android. Këtë lajm e ka publikuar vetë Google, të cilët tregojnë se shitjet e tabletëve me Android janë rritur ndjeshëm gjatë vitit të fundit.

Mbi 85% nga tabletët e dërguar për shitje vitin e kaluar janë tashmë të aktivizuar.

Sundar Pichai, lideri i sektorit të Android dhe Chrome, i bëri publike statistikat gjatë eventit në San Françisko ditën e mërkurë. Në fund të vitit 2012, shtoi ai, aktivizimet e reja të tabletëve me Android arritën afërsisht 10 milionë. Sot, përfundoi ai, kjo shifër është 70 milionë.

Sa prej këtyre tabletëve janë të Google-it? Pichai u shpreh se pothuajse 10% e tabletëve Android janë Nexus 7, pajisje kjo që debutoi vetëm një vit më parë në Konferencën Google I/O 2012. Ai nuk tha sa është numri i konsumatorëve që kanë blerë ‘vëllain e madh’ të tij, Nexus 10 me ultra-high-resolution, që u prezantua tetorin e kaluar.

Pichai bëri të ditur gjithashtu se dyqani zyrtar i aplikacioneve Google Play ka tashmë një miliard aplikacione, ndërsa gjatë eventit u lançua edhe gjenerata e re e Nexus 7. (PCWorld Albanian)

Android tableta

Lajmet e fundit>