Intervista

Google: 900 mijë aktivizime të reja Android çdo ditë

Jun 11 2012
0 Shpërndarje
Google: 900 mijë aktivizime të reja Android çdo ditë

Thashethemet dhe spekulimet rreth mundësisë së largimit të bashkëthemeluesit dhe njëkohësisht zv. presidentit të Mobile Google, në një kompani të re të quajtur CloudCar, nuk janë aspak të vërteta. Ai personalisht i ka përgënjestruar këto lajme, në një postim në Twitter para disa kohësh. Ai gjithashtu, shfrytëzoi rastin dhe njoftoi për të disa të dhëna mbresëlënëse rreth sistemit operativ mobil Android.

“Nuk kam asnjë plan për të ikur nga Google. Dhe sa për të informuar konkurrentët tanë, janë mbi 900 mijë aktivizime të reja të pajisjeve Android çdo ditë”. Aktivizimet e Android mund të shkojnë në një milion pajisje në ditë nga fundi i këtij viti. Ai bëri me dije se në muajin shkurt të këtij viti, aktivizimet kishin arritur deri në 850 mijë në ditë, dhe 700 mijë në muajin dhjetor 2011. Ndoshta Android po arrin majat e veta me këto shifra.

Sa i përket CloudCar, dhe lidhjes së tij me të, ai shpjegon në Google+ “Si përhapen kështu lajmet, CloudCar janë një grup shokësh, të cilëve unë u jap një zyrë më tepër falas në Los Altos. Revel Touch është një tjetër kompani që e ndanë këtë hapësirë. Unë nuk do të bashkohem me anjë prej tyre, dhe aktualisht nuk kam asnjë plan të largohem nga Google. Shihemi me datën 27!” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>