Lajmet

Google: 91.4% e e-mail-eve që dërgohen ndaj përdoruesve të Gmail kanë adoptuar standardet e sigurisë

Dec 8 2013
0 Shpërndarje
Google: 91.4% e e-mail-eve që dërgohen ndaj përdoruesve të Gmail kanë adoptuar standardet e sigurisë

1415773_13945768-645x250Google ka deklaruar se më në fund po shpërblehen përpjekjet prej një dekade të Internetit për të luftuar e-mail-et e rreme.

Kompania zbuloi se 91.4% e e-mail-eve të rregullta (non-spam) të dërguara ndaj përdoruesve të Gmail, rezultonin nga dërgues që kishin adoptuar të paktën 1 prej dy standardeve të autentikimit të e-mail-it: DKIM (DomainKey Identified Email) ose SPF (Sender Policy Framework).

Industria e postës elektronike ka punuar prej vitesh për zhvillimin e standardeve të autentikimit të e-mail-eve që mund të parandalojnë mesazhet e rreme, me shpresën që domeinet dërguese dhe marrëse të e-mail-eve do të munden të verifikojnë nëse një e-mail i caktuar po dërgohet nga personi i duhur.

Kjo do të ndihmojë ofruesit e shërbimit të postës elektronike si Gmail të shmangin çdo vit miliarda e-mail-e të rreme duke u siguruar që ato të mos arrijnë asnjëherë tek inbox-i i përdoruesve.

Google ka vendosur të publikojë disa shifra të rëndësishme (tek grafiku i mëposhtëm) për të provuar se strategjia e sigurisë funksionon vërtet.

chartKompania ka publikuar gjithashtu edhe statistikat e mëposhtme:

– 76.9% e e-mail-eve që dërgohen drejt postës elektronike Gmail janë të nënshkruar sipas standardit DKIM. Mbi gjysmë milioni domeinesh që janë aktivë çdo javë, e kanë adoptuar tashmë këtë standard.

– 89.1% e e-mail-eve që dërgohen drejt postës elektronike Gmail, sigurohen nga serverat SMTP që janë të autentikuar sipas standardit SPF. Mbi 3.5 milion domeine që janë aktivë çdo javë, e kanë adoptuar tashmë këtë standard.

– 74.7% e e-mail-eve që dërgohen drejt postës elektronike Gmail sigurohen nga të dy standardet njëkohësisht (DKIM dhe SPF). Mbi 80 000 domeine kanë aplikuar politika të tilla sigurie që nëpërmjet standardit DMARC mundësojnë mbrojtjen e qindra miliona përdoruesve nga e-mail-et e paautentikuara. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>