Analiza

Google, a është çdo gjë në rregull ?

Feb 16 2015
0 Shpërndarje
Google, a është çdo gjë në rregull ?

google-wrong-2Çfarë ndodhi me ty Google? Shitjet e Android po bien, shfletuesi Chrome e ka humbur popullaritetin e tij. Analistët të cilësojnë si Microsoft-in e ri apo Yahoo-në e re. Por ç’është më e rëndësishmja ti ke humbur besimin e konsumatorëve. Supozohej të ishe e veçantë ose të paktën ne besonim tek ti. Tani duket se Google është një kompani konfuze dhe strategjitë e saj nuk janë më aq të qarta. Rasti konkret më i fundit që demostron “rënien” e Google është mbyllja e shërbimit Helpouts.

Një dekadë më parë të gjithë e admironin Google por sot jo më. Google gjithmonë është cilësuar si një kompani e çuditshme. Duke e parë nga një këndvështrim i rastësishëm sapo dëgjojmë të flitet për Google na shkon mendja tek një milliard telefonët Android që luajnë video nga YouTube, tek motorri i saj i kërkimit ideal, tek mrekullitë e Google X, tek qentë robotë ushtarakë, tek raundet e financimit të Space X etj. Për të gjithë analistët Google është një makinë e prodhimi parash që punon me njerëzit më inteligjent në planet.

Është e vërtetë ajo që Ben Thompson i Stratechery thotë: “Google sot është tepër i ngjashëm me Microsoft-in e vitit 90. Në atë kohë dy kompanitë ishin tepër popullore. Por Microsoft ndryshe nga Google u bë një rival i fortë për shumë korporata. Në të vërtetë po na rezulton se Google është Microsoft-i i ri. Fakti që e mbështet këtë propozim është se pjesa më e madhe e punonjësve të Google sot kanë punuar më parë në Microsoft dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për punonjës të dorës së dytë.

E gjitha kjo shpjegon pse Google po e humb besimin tonë. Konsumatori sot përballet me mundësi zgjedhjesh të ndryshme dhe syri i tij po stëvitet që të dijë të bëjë zgjedhjen e duhur. Shumë prej tyre kanë zgjedhur Apple në vend të Google. Duket se konkurenca e fortë po i jep dhe një shtysë tjetër Google për “të rënë në greminë” që Microsoft nuk arriti dot ta shmangte. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>