Lajmet

Google adreson shterimin e baterisë nga aplikacioni Youtube në iOS

Nov 28 2017
0 Shpërndarje
Raportimet erdhën nga rrjeti social Twitter dhe Reddit. Problemi është prezent tek versionet 12.42 dhe 12.43 të Youtube për iOS. Google adreson shterimin e baterisë nga aplikacioni Youtube në iOS

Google lajmëroi ditën e sotme se ka adresuar një problematikë me aplikacionin Youtube i cili shteronte baterinë edhe kur nuk po përdorej në iOS.

Në disa raste përdoruesit kanë raportuar nxehje të telefonëve por jo të gjithë e kanë përjetuar këtë problem dhe mbetet e paqartë sesa i përhapur është ky problem.

Një përdorues thoshte se duke parë një klip 15 minutësh bateria kishte rënë me 10%. Një tjetër tha se bateria e iPhone X ras me 20% në vetëm 30 minuta.

Raportimet erdhën nga rrjeti social Twitter dhe Reddit. Problemi është prezent tek versionet 12.42 dhe 12.43 të Youtube për iOS.

Youtube thotë se me versionin 12.44 lançuar me 14 Nëntor problemi është zgjidhur por nuk u konfirmua deri me versionin 12.45 që mbërriti ditën e sotme.

Gjithashtu nuk dihet shkaku i problemit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>