Lajmet

Google Allo arrin 10 milion instalime në Play Store

Dec 15 2016
0 Shpërndarje
Google Allo arrin 10 milion instalime në Play Store

allo_logo_2Google Allo kaloi 1 milion shkarkime në vetëm pak ditë pas debutimit. Pesë ditë mëpas arriti 10 milion isntalime në Google Play Store.

Sot pas tre muajsh, Allo arriti 10 milion instalime. E thënë ndryshe Allo iu deshën 10 javë për të arritur numrin e instalimeve që pati brenda një jave.

Jo vetëm që numri i instalimeve ka filluar të bjerë dukshëm, por baza e përdoruesve është shumë më e vogël sesa e shumë prej konkurrentëve. Allo është një “xhuxh” krahasuar me Facebook Messenger dhe WhatsApp ku që të dy kanë mëse 1 miliard instalime.

Megjithatë Allo kur debutoi nuk kishte shumë veçori që dy të shërbimet në fjalë i kishin prej kohësh. Konkretisht mbështetja për replikat SMS, një veçori nëpërmjet të cilët përdoruesit mund të dërgojnë SMS nga Allo.

Por që nga debutimi Allo është përmirësuar goxha. Mori shkurtesat e aplikacionit të disponueshme në Nougat, mbështetjen për orientimin tablo, replikat e shpejta, tema, emoji dhe sticker-a të rinj.

Google ka premtuar integrim të Allo me Duo ku edhe ky i fundit i ka kaluar 10 milion instalime. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>