Lajmet

Google Allo mbërrin në desktop si një ueb aplikacion

Aug 15 2017
0 Shpërndarje
Në Shkurt Google la të kuptohej se Allo do të mbërrinte të shpejti në desktop. Përdoruesit pritën debutimin në Google I/O por kjo nuk ndodhi. Google Allo mbërrin në desktop si një ueb aplikacion

Duke filluar nga dita e sotme, Google Allo mund të përdoret edhe nga një shfletues mund ta përdorin vetëm nga një telefon Android. Përdoruesit e iPhone kanë ngelur jashtë momentalisht.

Në Shkurt Google la të kuptohej se Allo do të mbërrinte të shpejti në desktop. Përdoruesit pritën debutimin në Google I/O por kjo nuk ndodhi.

Allo është aplikacioni inteligjent i komunikimit të google me një mori stickerash, madhësish teksti dhe replika inteligjente të stilit Gmail me vetëm një të klikuar.

Google thotë se Allo mëson nga përdoruesit dhe sa më shumë të përdoret aq më shumë sugjerime ofron.

Aplikacioni mbështet asistentin inteligjent Google Assistant. Ashtu si shfletuesi Chrome, edhe Allo ka një modalitet “icognitio” me të cilin përdoruesit mund të dërgojnë mesazhe private. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>