Ja se si

Google Analytics, tani me rezultate në kohë reale

Sep 29 2011
0 Shpërndarje
Google Analytics, tani me rezultate në kohë reale

Kjo parqet një avancim  mjaft të madh pasi që Google afrohet në linjë më të barabartë me produktet që bëjnë analizë në kohë reale si Chartbeat, që mundëson të ndiqni gjëra si sa njerëz janë momentalisht në faqen tuaj dhe sa trafik ka fituar secili artikull individual në minutat e fundit. Para lansimit të ditës së sotme, Google Analytics ka pasur një vonesë prej tre orësh në rezultate gjë që nënkupton se një formë e këtillë e raportimit ka qenë e pamundur.

Në një blog post që theksonte lajmin, Google thekson sesi ju tani mund të përdorni veglën për të shikuar edhe ndikimin e kanaleve të ndryshme sociale si Twitter e Facebook, dhe më pas ju do të jeni në gjendje të nëse po funksionojnë vërtetë ato që po kërkoni ju, pa pasur nevojë për të pritur 24 orë. Në mënyrë që të shihni veçorinë e analizave në kohë reale ju duhet të aktivizoni “Versionin e ri” në Google Analytics që është në skajin e djathtë lartë të ekranit. 

Përveç asaj në kohë reale, Google sot ka publikuar edhe një opsion Premium për kompani të mëdha që dëshirojnë më shumë përkrahje të cilat Google i ofron me shërbimet e saja pa pagesë. Google thekson se për një çmim jo të specifikuar kompanitë do të fitojnë përkrahje me telefon, SLA, garancione dhe rritje të limiteve të të dhënave. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>