Lajmet

Google: Android KitKat përdoret në 25 % të pajisjeve Android

Sep 13 2014
0 Shpërndarje
Google: Android KitKat përdoret në 25 % të pajisjeve Android


nexus_5_nexu_7_kitkat_officialAndroid KitKat, versioni më i fundit i sistemit operativ për smartfonë dhe tabletë nga Google, përdoret sot në 25 % të të gjitha pajisjeve Android, sipas një raporti të publikuar nga vet kompania Google.

Nga ky raport rezultoi se numri i pajisjeve që përdorin KitKat po rritet shpejt, krahasuar me muajin gusht ky numër ka pësuar një rritje me 3.6 %, duke vajtur në 24.5 % nga 20.9 % që ishte një muaj më parë.

Por e kundërta po ndodh me Android Jelly Bean që edhe pse fuqizon numrin më të madh të pajisjeve ka pësuar një rënie prej 0.4 % në shifra.

android_share_sept_google_developer

Android Jelly Bean përfshin disa versione. Android 4.1 përdoret në 25.1 % të pajisjeve, Android 4.2x në 20.7 %, Android 4.3 në 8 %, Android 4.0 pësoi një ulje prej 1 % nga muaji i kaluar që ishte 10.6 %.

Ndërsa Android Gingerbread dhe Android 2.2 Froyo zënë respektivisht 11.4 % dhe 0.7 % të pajisjeve Android. Raporti i fundit tregon se shumica e këtyre shifrave kanë pësuar zbritje. (PC World Albanian)

 

Lajmet e fundit>