Lajmet

Google Android Wear së shpejti do të marrë një përditësim të ri

Nov 12 2014
0 Shpërndarje
Google Android Wear së shpejti do të marrë një përditësim të ri

gsmarena_001Google po përgatitet për të lançuar një përditësim në Android Wear duke e pajisur atë me një pamje të re me dizajnin Material. Fotografitë nga version i ri i palançuar akoma i Android Wear janë dërguar tek faqja Pahndroid , e më pas janë përhapur në internet

Në versionin aktual, aplikacioni ka një dizajn në ngjyrë të zezë, por me dizajnin e ri Material , Google e ka ndryshuar atë dhe gjithashtu ka vendosur një ikonografi të re me ikona të reja. Aplikacioni gjithashtu do të ketë edhe cilësi të reja.

Një nga këto cilësi është kapja e fotove të ekranit nëpërmjet “Screenshot” të pajisjeve Android Wear . Versioni i ri i Android Wear nuk do të lançohet deri sa Google të vendosë një version të përditësuar të tij në shërimin Play Services. Për fat të keq dosja instaluese APK nuk është e gatshme për shkarkim për momentin, pasi përditësimi i Play Services nuk ka përfunduar akoma dhe punon vetëm në disa pajisje. (PCWorld Albanain)

Lajmet e fundit>