Analiza

Google, Apple dhe Microsoft po mbështesin fuqimisht miratimin e aktit të lirisë

Nov 18 2014
0 Shpërndarje
Google, Apple dhe Microsoft po mbështesin fuqimisht miratimin e aktit të lirisë

1022_MicrosoftNëntë kompani madhore të teknologjisë përfshi Microsoft, Google, Apple, Facebook dhe Yahoo, kanë formuar koalicionin e reformimit të survejimit qeveritar, dhe po i dërgojnë ultimatum senatit amerikan për të lejuar miratimin e aktit të lirisë që do të ndalojë edhe koleksionimin e të dhënave të tyre për NSA-në. (Agjencia Kombëtare e Sigurisë e SHAB-së)

Akti i lirisë, i quajtur ndryshe “USA Freedom Act”, i cili mund të votohet këtë javë, “do të ndalojë koleksionimin e të dhënave në internet për autoritete të ndryshme shtetërore”. Ky akt gjithashtu imponon transparencë rreth kërkesave të qeverive për informacion të përdoruesve nga ana e kompanive teknologjike dhe sigurohet se do të aplikohet mbikëqyrje e përshtatshme dhe mekanizma llogaridhënie.

Aol, Dropbox, Evernote, LinkedIn dhe Twitter janë gjithashtu pjesë e këtij koalicioni që po kërkojnë miratimin e këtij ligji përmes një letre të hapur ndaj senatit amerikan. Kjo nuk përbën një suprizë sepse secila prej këtyre kompanive është e detyruar të kundërshtojë kërkesat e qeverisë që bien ndesh me politikat e privatësisë së kompanive ndaj përdoruesit.

Shtëpia e Bardhë në një qëndrim tha se: “fuqishmisht e mbështet” aktin e lirisë, siç raportohet nga TechCrunch. Gjithsesi mbetet për tu parë nëse ky akt do të marrë miratimin e senatit. Letra e hapur nga koalicioni për reformimin e mbikëqyrjes qeveritare, formuar vitin e shkuar, pranon se edhe me miratimin e këtij akti, beteja për privatësinë në ueb është shumë larg nga përfundimi dhe se do të vazhdojë të implementojnë të tilla reforma shtesë për të ndaluar aksesin qeveritar ndaj të dhënave të përdoruesve pa proçedim ligjor. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>