Lajmet

Google Apps zbulon gabimisht të dhënat e 283.000 zotëruesve të domeineve

Mar 15 2015
0 Shpërndarje
Google Apps zbulon gabimisht të dhënat e 283.000 zotëruesve të domeineve

whois-fbSipas firmës së sigurisë online Cisco, një bug në Google Apps ka shkaktuar publikimin e 283.000 të dhënave të uebfaqeve ku përfshihen emrat e zotëruesve të domeineve, adresat apo numrat e kontaktit të tyre edhe pse zotëruesit e faqeve kanë kërkuar privatësi të të dhënave të tyre. Google e ka vënë re këtë gjë dhe ka kontaktuar të gjithë personat e përfshirë nga kjo ngjarje, madje ka shtuat se ky problem është korigjuar tanimë.

Sipas kompanisë, kjo ndodhi pasi këta persona ishin abonuar për një vit në WHOIS,një program që ruan të dhënat e tyre, dhe tashmë ky abonim kishte përfunduar. Kjo nuk do të thotë që ky publikim i informacionit ishte i rrezikshëm për të gjithë personat e përfshirë, pasi shumë prej tyre i regjistrojnë domeinet e tyre duke përdorur informacione të rreme edhe pse ICANN, koorporata e internetit mbi regjistrimet kërkon që të dhënat të jenë të vërteta. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>