Lajmet

Google arnon 10 vrima në Chrome

Mar 5 2013
0 Shpërndarje
Google arnon 10 vrima në Chrome

Google ChromeGjatë ditës së djeshme, Google arnoi 10 dobësi në Chrome, vetëm dy ditë përpara fillimit të garës për hakim, Pwn2Own, një garë ku ai që arrin të thyejë shfletuesin Chrome merr 100,000 dollarë.

Në një përditësim të bërë gjatë ditës së hënë për versionet për Windows dhe Linux – Google arnoi versionin për OS X gjatë ditës së premte – ndërmarrja arnoi 10 vrima, gjashtë nga të cilat ishin cilësuar si të nivelit të lartë, që paraqet vlerësimin e dytë më serioz.

Nga vrimat e tjera, tri ishin vlerësuar si të mesme dhe një si e nivelit të ulët.

Arnimet e ditës së djeshme ndjekin një grumbullim më të madh të bërë më 21 shkurt dhe kështu e vështirëson thyerjen e shfletuesit Chrome, teksa Pwn2Own planifikohet që të fillojë më 6 mars në konferencën për siguri, CanSecWest, në Vancouver, British Columbia.

Internet Explorer 10 vjen për Windows 7

Google ka kontribuar me para për çmimet që do të ndahen nga kjo konferencë, që përfshijnë një shpërblim prej 100,000 dollarë për hulumtuesin e parë që hakon versionin e tanishëm të Chrome në Windows 7. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>