Siguri

Google arnon disa lëshime kritike në Chrome

Aug 25 2009
0 Shpërndarje
Google arnon disa lëshime kritike në Chrome

Me një sulm në motorin e JavaScript-ës së Google, JavaScripta të dëmshme në një ueb faqe do t’i mundësonin një sulmuesi të ketë qasje në të dhënat e ndjeshme ose të lëshojë një kod arbitrar në kompjuter.

Me lëshimin tjetër, një faqe me informacion të koduar XML, do të mund të shkaktojë që një ndarje (tab) shfletuesi që bllokohet të lejojë një sulmues që të lëshoj një kod arbitrar brenda një hapësire të mbrojtur të Chrome të quajtur “sandbox”.

Chrome 2.0.172.43 (Kliko për të shkarkuar për Windows), arnon çështjet e lartpërmendura dhe disa çështje tjera të kategorisë mesatare. Në momentin që instalohet Chrome, ai merr arnimet në mënyrë automatike dhe i aplikon ato kur njerëzit ristartojnë shfletuesin.

Google nuk do të shpalos detaje të lëshimeve deri në momentin kur “shumica e prodhuesve janë përditësuar me arnimin”, thuhej në postimin e menaxherit të projektit, Jonathan Conradt.

Lajmet e fundit>