Softuer

Google arnon shfletuesin Chrome

Jan 12 2012
0 Shpërndarje
Google arnon shfletuesin Chrome

Ndërmarrja përditësoi Chrome 16 me një përditësim të sigurisë që prishte tre vrima, të gjitha të vlerësuara si “të larta”, që paraqet vlerësimin e dytë më të tmerrshëm nga ndërmarrja. Për dy nga vrimat u shpenzuan 1,000 dollarë, duke përfshirë një nga një zhvillues i cili punon organizatën Mozilla, e cila ndërton Firefoxin.

Google, si Mozilla, paguan kontribuuesit e jashtëm për vrimat që ata i raportojnë: vitin e kaluar, Google shkroi çeqe që kapin shumën e përgjithshme prej 180,000 dollarë për gjuajtësit e vrimave.

Gjithashtu gjatë javës së kaluar, Google lëshoi betan e parë të edicionit të ardhshëm në planet e veta, Chrome 17.

Sipas inxhinierit të Google, Dominic Hamon, Chrome 17 zgjerohet në paralajmërimet e shkarkimit të maluerëve që ishin shtuar së pari në kodin e Chrome në prill 2011 dhe u paraqitën në kanalin stabil të shfletuesit në Chrome 12 të qershorit 2011.

“Chrome tani përfshin funksionime të zgjeruara për të analizuar skedarë të ekzekutueshëm – skedarët si .exe dhe .msi – që ju mund t’i shkarkoni,” tha Hamon në një postim në blog. “Nëse një skedar që ju e shkarkoni është i njohur për të qenë i keq, ose i ngarkuar në një uebfaqe që ngarkon një përqindje relativisht të lartë të shkarkimeve keqdashëse, Chrome do të ju paralajmërojë që skedari duket të jetë keqdashëse dhe ju duhet të heqni dorë nga ai.”/pcworldalbanian

Lajmet e fundit>