Lajmet

Google+, arrin 500 milionë përdorues

Dec 9 2012
0 Shpërndarje
Google+, arrin 500 milionë përdorues

Rrjeti social i gjigantit të kërkimit Google-s, Google+, ka kaluar tashmë 500 miliona përdorues.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Google në një postim në blogun zyrtar. Nga këta 500 milionë përdorues, 135 milionë vizitojnë rrjetin social çdo ditë. Nga mezi i Shtatorit Google kishte deklaruar se kishte 400+ miliona përdorues, dhe vetëm 100 milionë prej tyre që vizitonin çdo ditë.

Kjo tregon se numri i përdoruesave është rritur me 100 milion, dhe numri i përdoruesave ditëore u rrit me 35 milionë, në vetëm tre muaj.

Vic Gundotra, z.presidenti i inxhinierisë në kompaninë Google, ka deklaruar se Google + po shihet si platforma sociale me ecurinë më të shpejtë, pas arritjes të më shumë se gjysmë miliard përdoruesish.

Shifrat e përdoruesve për Google+ kanë qenë gjithmonë pak vështirë për tu kuptuar apo konstatuar.

Google mat përdoruesit mujore të saj aktiv në dy mënyra: numri i përgjithshëm i përdoruesve të regjistruar të cilët angazhohen me shërbimet e tjera të Google si YouTube, Google Search etj dhe numri i atyre që në mënyrë specifike vizitojnë faqen e internetit Google+.

Rritja e përdoruesve të Google + është padyshim mbresëlënëse, ndonëse në 135 milion përdorues aktiv mujor, rrjeti social është ende prapa konkurrentëve si Facebook, i cila tani ka mbi 1 miliard përdorues aktivë në muaj, dhe Twitter, i cili kaloi 140.000.000 përdorues aktiv mujore në muajin mars. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>