Biznes

Google arrin marrëveshje me KE-në

Jul 25 2012
0 Shpërndarje
Google arrin marrëveshje me KE-në

Komisioni Europian, njoftoi dje se ka arritur marrëveshje me gjigantin e kërkimit Google, dhe se do të vazhdojë negociatat për të arritur një zgjidhje, duke anashkaluar mundësitë e inicimit të ndonjë procedure gjyqësore.

KE-ja e ka hetuar ndërmarrjen Google, që nga viti 2010, kur makinat e kërkimit nga Evropa ishin ankuar se Google po anashkalonte rezultatet e kërkimit për produktet që konkurronin me ato të gjigantit Google, mirëpo pa zbuluar paragjykimet e pretenduara.

Kushtet e mirëkuptimit mes rregullatorit dhe kompanisë Google mbeten ende të panjohura, por komisioneri i Bashkimit Europian për konkurrencë, Joaquín Almunia, ka kërkuar që Google të bëjë lëshime “në katër pika”, ose në të kundërtën, rrezikon të përballet me procese gjyqësore apo gjoba.

Agjensia e lajmeve Reuters, raportoi se “kompanitë mund të gjobiten deri në 10 për qind të xhiros së tyre vjetore për shkeljen rregullave të BE-së. Në rastin e Google, shuma e gjobës mund të arrijë në 4 miliardë dollarë, bazuar në rezultatet e saj financiare për vitin 2011.”

Derisa negociatat do të vazhdojnë në “një nivel më teknik” për të arritur një zgjidhje, gazeta Nju Jork Tajms citoi Antoine Colombani, zëdhënësin e Komisionit Evropian, të ketë thënë se: “Komisioni konsideron se propozimet e Google janë një bazë e mirë për bisedime të mëtejshme dhe se tani kemi arritur një nivel të kënaqshëm mirëkuptimi.” (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>