Analiza

Google arsyeton shitjet e dobëta të Nexus One

Mar 17 2010
0 Shpërndarje
Google arsyeton shitjet e dobëta të Nexus One

Tani duket se zyrtarë të Google janë shprehur të gatshëm të deklarohen në lidhje me këtë dhe kanë shprehur mendimet e tyre se Google nuk ka si synim shitjen e miliona njësive të një pajisjeje të vetme, gjë që ka kuptim kur dihet numri i pajisjeve në treg që kanë Android (sistemin operativ mobil të Google).

“Ne jemi të kënaqur me shitjet tona dhe mbi mënyrën sesi është pranuar Nexus One nga konsumatorët. Nexus One është një prej pajisjeve më të shitura të bazuara në Android, që kemi sjellë në treg, përmes ekosistemit të hapur të Android. Partnerët tanë janë duke shitur mbi 60.000 pajisje Android në ditë,  në krahasim me vetëm 30.000 që ishte para tre muajve” tha një zëdhënës i kompanisë Google.

nexusoneday74salescomparison_220143304.png

Ai më tej shtoji se shitja e Nexus One nuk është plani i vetëm i kompanisë, duke na shtyrë kështu të supozojmë se ka gjasa që pajisja e Google të ofrohet në treg edhe në forma tjera.

“Ne do të konsiderojmë opsionet për distribuimin e  pashijeve Android të Google përtej dyqanit online, nëse kjo do t’iu shërbej më mirë konsumatorëve të Android”.

Duke u ndërlidhur me rritjen e pjesëmarrjes në treg të Android, Google gjithashtu u lavdërua edhe me numrin e aplikacioneve Android.

“Ka mbi 30.000 aplikacione në Android Market, që është dyfish më shumë sesa që kishim para katër muajve. Përveç kësaj ne po shohim blerje 3 herë më të mëdha të aplikacioneve sesa në të njëjtën periudhë para  4 muajve” deklaroi ai.

Duke u nisur edhe nga lajmi i djeshëm se Nexus One do të ofrohet në shitje përmes AT&T dhe Rogers 3G, duket se ka gjasa për fuqizim të pjesëmarrjes së Google në tregun e pajisjeve mobile. Por nëse shikohet pjesëmarrja e tanishme, është e qartë se Google ka një sfidë të vështirë para vetës, në fronte të ndryshme.

Lajmet e fundit>